English

KQZ, akuza për PS (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet zëdhënësit të tij Leonard Olli reagoi ditën e sotme lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në komunën Shalë të Shkodrës.

Në fjalën e tij Olli tha se KZAZ që ka shumicën Partia Socialiste dhe Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, po mban peng propozimin e komisionerët e qendrave të votimit me qëllim moszhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa shtoi ai Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë përmbushur detyrimet e tyre.

264

“Edhe pse PD-ja dhe LSI-ja kanë prezantuar kandidatët për anëtarë të komisioneve të qëndrave të votimit, KZAZ-ja nuk ka kryer emërimet e tyre ndërkohë që dy subjektet e tjera PS dhe PBDNJ nuk i kanë paraqitur fare ata. Nëse kjo ndodh atëherë nuk do të zhvillohen zgjedhjet. KQZ-ja nuk do të tolerojë moszhvillimin e zgjedhjeve në Shalë pasi kjo komunë po mban peng përfundimin e procesit zgjedhor të 8 majit”, u shpreh Olli.

Lidhur me raportin e OSBE-ODHIR, zëdhënësi i KQZ theksoi se mendimi i këtij institucioni do të jepet vetëm atëherë kur të ketë përfunduar i gjithë procesi zgjedhor.

Zgjedhjet të cilat pritet të mbahen ditën e dielë në komunën Shalë, zhvillohen për herë të tretë pas mos realizimit të tyre në dy raundet e para elektorale, më 8 maj dhe 31korrik.

a.y/NOA

KOMENTE