English

Shkupi: Në Shqipëri ka 120 mijë maqedonas, pakicat: Jemi edhe më shumë

Shkup, 19 gusht, NOA/ Eglantina Nasi - Më shumë se 2 milion maqedonas jetojnë të shpërndarë në vendet e Ballkanit, 120.000 prej të cilëve gjenden në Shqipëri. Kjo shifër është komunikuar nga media maqedonase “Dnevnik”, duke cituar informacione zyrtare të përcjella nga Ministria e Jashtme maqedonase.

Sipas këtyre shifrave, aktualisht 750.000 maqedonas në Bullgari; 700.000 në Greqi; 120.000 në Shqipëri; 85.000 në Serbi; 12.000 në Kosovë, 15.000 në Rumani dhe 315.000 në Turqi.

Komentet e “Dnevnik” lidhur me këtë dukuri pohojnë se është në rënie çdo vit numri i maqedonasve që jetojnë në vendet fqinje, ndërsa në Greqi kjo shpjegohet me politikën e asimilimit që po ndërmerret në këtë vend.

Nga ana tjetër, këto shifra, janë cilësuar prej mediave ballkanase, kryesisht atyre greke dhe bullgare, si pjesë e propagandës maqedonase për të “fryrë” praninë në rajonin e Ballkanit.

Këto të fundit thonë se shifra e 750 mijë maqedonasve që pretendohet se jetojnë në Bullgari, nuk është aspak e vërtetë, pasi regjistrimi i popullatës në këtë vend rezultoi me vetëm 1.654 të tillë.

Ministri bullgar i Diasporës, Bozhidar Dimitrov, ka deklaruar se më shumë se 7 000 maqedonasve u është dhënë së fundmi shtetësi bullgare, duke e parë këtë si një rritje tronditëse të viteve të fundit.

Ndërkaq, shqiptarët etnikë në Maqedoni këmbëngulin që regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë të kryhet nën kontrollin ndërkombëtar, pikërisht për shkak të shkak të abuzimeve që mund të ndodhin me të. Pretendimi i pakicës në Shqipëri: Jemi mbi 350.000 maqedonas

E ndërsa statistikat zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shkupit flasin për 120 mijë persona me origjinë maqedonase që jetojnë aktualisht në Shqipëri, përfaqësuesit e kësaj pakice në vendin tonë, pretendojnë edhe për më shumë.

Kështu, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për javoren maqedonase, "Makedonsko Sonce", Edmond Temelko, president i organizatës maqedonase në Shqipëri me emrin "Prespa", thotë se kjo pakicë arrin me deri 350.000 anëtarë të saj në territorin juglindor të vendit tonë. "Gjendja e maqedonasve në Shqipëri është e njohur tashmë.

Ata në Shqipëri janë të diskriminuar dhe qeveria vazhdon të paraqesë numrat e tyre jorealiste. Shqipëria pranon se në territorin e saj jetojnë vetëm 5.000 maqedonas. Por ne në Shqipëri numërojmë 120.000 maqedonas të cilët janë anëtarë të organizatave tona e ka ndoshta më shumë se 350.000 maqedonas në Shqipëri", ka deklaruar ai. Duke ngritur më tej pretendimet se ka maqedonas që jetojnë në pjesë të tjera të Shqipërisë, të cilët nuk kanë të drejtë për t'u arsimuar në gjuhën e tyre amtare, atë maqedonase. “Ata nuk kanë shkolla. Por edhe kur kemi shkolla, ka shumë pak. Kjo është një nga kërkesat tona. Kërkojmë që fëmijët t’i edukojmë me tekste origjinale të Maqedonisë", ka pohuar ai.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi14:01 - 19 Gusht 2011
    120 000 Maqedonas ne shqiperi ! Sa per te qeshur me keta majmunet po mire e kane ata kur kane te bejne me majmunin berisha . Ka per tna shitur te tere shqiperine .
  • Nderim Ndero13:53 - 19 Gusht 2011
    i ka ardhur fundi ketyre slleverve