Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
21 vjeçari mposht 240 konkurrentë, për tu zgjedhur Mister Gay i Italisë
English

21 vjeçari mposht 240 konkurrentë, për tu zgjedhur Mister Gay i Italisë

E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Mister Gay i Italisë është një 21 vjeçar i lindur në Fiumicino dhe me banim në Romë. Quhet Daniel Argentino ai që u zgjodh fitues mbrëmjen e djeshme në Torre del Lago, gjatë finales së konkursit të organizuar nga websiti Gay.it dhe nga websiti Me2.it, i prezantuar nga Paolo Ruffini, aktor komik me origjinë toskane, njëherësh prezantuesi i parë heteroseksual, i shoqëruar nga dy bashkëprezantuesit, Paolo Tuci dhe Regina Miami.

Daniel, në jetën e përditshme është shitës dhe arriti të mposhtë 13 finalistë të tjerë, mes të cilëve një mjek anestezist dhe një ekspert të informatikës si dhe 240 konkurrentët që u prezantuan gjatë seleksionimit në gjithë Italinë.

Fashën e fitores, Daniel ja dedikon familjes së tij e cila fillimisht e pranoi me shumë vështirësi, por që më vonë i fali gjithë dashurinë e botës.

“Si Mister Gay Italia dua të kontribuoj për të ndihmuar komunitetin e Lesbikeve, Gayve, Biseksualëve dhe Transeksualëve italianë, si dhe të lobojë kundër homofobisë duke hapur këtë betejë civile për të cilën Italia ka shumë nevojë”, deklaroi Daniel pas marrjes së titullit.

Daniel, si fitues i Italisë do të marrë pjesë në konkursin Mister Gay Europe, i cili do të mbahet në Gusht të vitit 2012 për herë të parë në Itali.

a.y/NOA

KOMENTE