English

Afganistan: Autobusi rrëshqet në greminë, mes 35 viktimave gra e fëmijë

Kabul, 20 gusht 2011, NOA – Një aksident i rëndë është shënuar sotAfganistan kur një autobus pasagjerësh ka përfunduar poshtë një shpati mali pranë provincës së Kandaharit duke u marrë jetën të paktën 35 personave.

Mes viktimave ka gara e fëmijë.

Bilanci i aksidentit shënon edhe 26 të plagosur rëndë.

Lajmin e bënë publik autoritetet e zonës.

Sipas zëdhënësit të autoriteteve lokale të Kandaharit Zalmai Ayubi, autobusi ishte i mbingarkuar me pasagjerë gjë që shkaktoi rrëshqitjen e tij në një greminë disa dhjetra metra nën shpatin e malit.

Rrëshqitja e autobusit që u mori jetën dhunshëm 35 personave ndodhi në të kthyer të autostradës që lidh Kabulin me qytetin jugor të Kandaharit në rajonin e Dandit.

mit/NOA

KOMENTE