Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diagnoza e Mustafajt duket e gabuar për PD
English

Diagnoza e Mustafajt duket e gabuar për PD

Nga Mustafa Nano

një shkrim të vetin në të përditshmen Panorama, Besnik Mustafaj i rikthehet argumentit të tij të dashur këto kohët e fundit, gjendjes në të cilën ndodhet PD-ja e kontrolluar prore nga Sali Berisha. Titulli i shkrimit ka qenë “Si anëtar i Partisë Demokratike”, por redaksia, për të nënvizuar çfarë ka dashur të nënvizojë, e ka ndryshuar. E ka bërë “Berisha të mos e kthejë PD-në në një parti rrogëtarësh”. Ndërsa në faqe të parë kanë nxjerrë në evidencë një frazë disi qaramane, të cilën nuk është se e kanë shpikur. E kanë nxjerrë nga ajo pjesë e shkrimit të Mustafajt, ku thuhet: “si anëtar i partisë demokratike unë i përgjërohem publikisht Sali Berishës të mos e shndërrojë dhe njëherë partinë demokratike në parti rrogëtarësh” Dhe si për t’i dhënë një përmasë impersonale përgjërimit (duhet thënë se termi ‘përgjërim’ nuk është hiç politik; as demokratik; vjen prej një mentaliteti të nënshtrimit; e në këtë kuptim nuk bie në sy për mirë), Mustafaj deklaron qartë, se “me këtë parti nuk më lidh më asnjë interes karriere. Unë e kam mbyllur jetën time politike. Nuk ka më rrezik t’i zë vendin askujt. Jam krejt në paqe me veten duke shkruar librat e mi. Por nuk jam aspak në paqe me avancimin e idesë time politike.”

Unë e besoj Mustafajn, kur thotë se “nuk i intereson karriera”. Të paktën, nuk duket të jetë nga ata që e kanë fiksim. Fakti që e la postin e ministrit të jashtëm përpara se të vinte një moment historik për Shqipërinë (ca javë më pas u bë anëtarësimi në NATO) e demonstron qartazi këtë. Edhe fakti tjetër që e la këtë post në mbrojtje të dinjitetit të tij human flet për të njëjtën gjë. Por le të vijmë tek ajo që është më e rëndësishme, tek deklarata e tij, se “nuk është aspak në paqe me avancimin e idesë së tij politike.” Cila është ideja politike e Mustafajt? Unë e kam të zorshme ta identifikoj. Pak më sipër thashë se ai e la postin në mbrojtje të dinjitetit të tij human (u ndje i nëpërkëmbur nga miku i tij kryeministër). Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sipas meje. Nuk mund të ndodhte që ai ta linte postin në mbrojtje të idesë së vet politike. Sepse nuk ka demonstruar që e ka një ide të tillë (nuk po flas për një ide minimaliste të tipit “pluralizëm, liri ndërgjegje, etj”). Edhe në këtë shkrim të publikuar në Panorama tregon, se nuk ka ide politike, në emër të të cilave ia vlen të përpiqet (jo të përgjërohet).

Mustafaj flet për ide politike, megjithatë. Edhe kur përmend militantët, e bën këtë në respekt të ideve politike, pasi militantët i sheh ashtu si duhen parë, dmth si “zonja e zotërinj me vetëdije të lartë politike, të cilët i lidh me njëri–tjetrin në atë që quhet parti pikërisht ideja e përbashkët politike dhe besimi i fortë se ideja e tyre, e shndërruar në program, është alternativa më e dobishme për zhvillimin e vendit. Militantët i shërbejnë kësaj ideje vullnetarisht dhe pa kushte. Dhe, si të tillë, nuk lodhen e as përtojnë ta përhapin këtë ide dhe ta rrënjosin te sa më shumë pjesëtarë të shoqërisë”. Mirëpo nuk duket se është ky rasti shqiptar. Nuk besoj se janë të shumtë militantët e këtij soji këtejpari. Edhe ata që e kontaktojnë Mustafajn “në telefon, në facebook, me email” për t’i shprehur pakënaqësinë lidhur me drejtimin e partisë demokratike e me qeverisjen janë, sipas shumë gjasave e në të shumtën e rasteve, të zemëruar që kanë mbetur jashtë vëmendjes së kryeministrit e të pushtetit, janë pra ose njerëz që nuk janë shpërblyer, ose njerëz që mendojnë se janë shpërblyer më pak se sa e meritojnë me poste në administratë. Është një paragjykim, dhe nuk kam të drejtë ta bëj? Po pres dikë që t’më japë prova se nuk është kështu. Por po bëhen gjashtë vjet që nuk kam dëgjuar një demokrat, një të vetëm, të ngrejë zërin në publik, apo brenda partisë, për probleme të qeverisjes. Është mentaliteti i rrogëtarrit që ta kyç gojën. Ta kyç gojën edhe kur je pa rrogë. Pa e hapur gojën ke ndonjë shpresë për t’u bërë rrogëtar, por po e hape s’bëhesh dot më. Prandaj është kjo heshtje, që merret e shitet si unitet, në maxhorancë.

Edhe shqetësimi i Mustafajt (i cili nuk vuan, e nuk ka pse të vuajë, prej mentalitetit të rrogëtarit) duket se është ngritur me kokëposhtë. Ai i trembet shndërrimit të partisë në një parti rrogëtarësh. “Ndryshe, humbasim në zgjedhjet e vitit 2013”, thotë ai me fjalë të tjera. Është pak e çuditshme, se si në këtë dukurinë e rrogëtarëve të partisë nuk arrin të shohë një dukuri shumë më të dëmshme; është dukuria e pushtimit të administratës publike nga njerëzit e partisë. Dhe e keqja e këtyre të fundit nuk është që marrin një rrogë (dikush do ta marrë atë rrogë); as që e trajtojnë administratën publike si një “tokë të xanun”. E keqja është shumë më e madhe: ndërtohet një administratë publike me logjikë partiake, duke e mbajtur së pari jo të qëndrueshme (ata që do vinë më pas në pushtet do rifillojnë nga e para), dhe së dyti jo eficiente (e si mund të jetë eficiente një administratë e mbushur me njerëz, qe shohin veten si të përkohshëm?).

Është kjo optikë, që vë në radhë të parë interesat e partisë, e pastaj ato të shtetit apo të kombit (“ajo që ndodhi në vitin 1996 ishte një gjëmë tejet e dhimbshme për partinë demokratike më së përi”, thuhet tekstualisht në shkrim), që e bën Mustafajn ta shohë dhe 26 majin e vitit 1996 si një teprim, a bëmë, të rrogëtarëve të partisë. Mirëpo, nuk është kështu. Nuk i bëjnë rrogëtarët këto gjëra. Është fryma politike, që i bën. Po të ishte ndryshe, i bie që zgjedhjet në Tiranë i prishi dhe i vodhi Ristani. Mirëpo të gjithë e dimë se ushtria e Ristanëve është si çdo ushtri: nuk vepron kurrë pa urdhër. Është për të ardhur keq që Besnik Mustafaj nuk ka arritur deri këtu në analizën e vet të gjërave.

Gazeta "Shqip"

KOMENTE