Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxhaj: Thirrje shteteve myslimane që ta njohin Kosovën e pavarur
English

Enver Hoxhaj: Thirrje shteteve myslimane që ta njohin Kosovën e pavarur

Stamboll, 20 gusht, NOA - Edhe pse Kosova është njohur deri tani nga 80 vende që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar rezervat e tij në lidhje me vendet myslimane të cilën nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. Në një intervistë për të përditshmen turke “Today Zaman”, ai është shprehur “shumë vende myslimane janë ende në mesin e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur”. Duke folur nga Stambolli, ku ai ishte pjesëmarrës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) për Somalinë, Hoxhaj tha se më shumë se 20 shtete në mesin e 57 anëtarëve të OKI-së, ende nuk e njohin Kosovën.

Z. Hoxhaj, ç’mund të na thoni për fushatën e deritanishme të njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur? - Ne jemi duke bërë udhëtime në të gjithë botën për të mbledhur mbështetjen e vendeve të tjera për Kosovën e pavarur. Ne ndajmë të njëjtën fe, kulturë dhe vizion me vendet myslimane dhe ndaj u bëjmë thirrje për të filluar procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, një zhvillim që do të mbështesë deklaratën e vendit e sovranitetit si shtet i pavarur. Ne po presim që të na njohin, se lidhjet e vëllazërisë midis nesh janë të nevojshme.

Ç’mund të thoni për Turqinë dhe marrdhëniet e Kosovës me të?

- Turqia është kontribuesi i lartë mes të huajve në Kosovë dhe përcjell mirënjohjen e vendit tim ndaj popullit turk për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, ofertat për menaxhimin e aeroportit në kryeqytetin e Prishtinës dhe për ndërtimin e autostradës më të madhe të vendit u janë dhënë pikërisht kompanive turke. Gjithashtu, ka pasur 30.000 trupa turke të stacionuara në Kosovë, në kulmin e krizës jugosllave, por tani numri është ulur në 5000. Përveç kontributit në vazhdim të Turqisë për sigurinë në Kosovë, turqit janë të angazhuar edhe në ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe infrastruktura të tjera në vend.

Cilat janë objektivat e tjera të Kosovës?

- Përveç përpjekjeve të Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike në të gjithë botën, objektiva kryesore të vendit janë edhe pranimit në BE dhe pranimi në OKB, të cilat do të mundësonin marrëdhënien afatgjatë dhe të shëndetshme ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të këtyre ndërkombëtare organizatave. Në lidhje me Rusinë dhe Kinën, shpreh besimin se këto vende janë duke u përpjekur për të kuptuar më mirë gjendjen në Kosovë në këtë moment.

Si i konsideroni bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë?

- Bisedimet që Kosova ka mbajtur me Serbinë në Bruksel për vitin e kaluar nuk kishin qëllime politike, por ishin takime për çështje që kanë të bëjnë me tregtinë dhe socialen dhe që ishin të planifikuar për të diskutuar, si energjia, telekomunikacioni apo teknike në muajt e ardhshëm. Sa u përket përleshjeve me Serbinë në kufirin verior të Kosovës, trazirat nuk rrjedhin nga civilët serbë, por është më e mundshme të drejtohen nga forcat jashtë Serbisë.

Përshtati: n.e/NOA (“Marrë nga Today Zaman”)

KOMENTE