Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidentet në stadiumin e Korçës, policia: Tifozët bardh e blu provokuan dhunën
English

Incidentet në stadiumin e Korçës, policia: Tifozët bardh e blu provokuan dhunën

Korçë, 20 gusht 2011, NOA – Policia e Korçës vijon hetimin e incidenteve mes tifozerisë së të dyja skuadrave gjatë ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë Skënderbeu-Tirana, e cila u mbyll me fitoren e bardhebluve të kryeqytetit në stadiumin Skënderbeu të qytetit të Korçës, dy netë më parë.

Blutë e Korçës informojnë se shkaktarë të incidenteve në stadiumin Skënderbeu ishin tifozët e Tiranës, të cilët provokuan dhe frymëzuan aktet e dhunës ndaj tifozëve korçarë. Policia e Korçës sqaron rrethanat e dhunës mes tifozerisë duke bërë me dije se para nisjes së ndeshjes, tribuna e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për tifozët e ekipit të Tiranës ishte tribuna C, vendi jo tradicional për tifozerinë mike, por kësaj here në krah me tifozët e ekipit të Skënderbeut.

Duke ritreguar vijueshmërinë e ngjarjeve policia thotë se menjëherë rreth 250 tifozë të Tiranës kanë zbritur në pjesën e prapme të stadiumit, dhe kanë nisur ovacionet përkrahëse ndaj ekipit të zemrës si dhe kanë ofenduar tifozët vendas.

Kanë qenë pikërisht këto gjeste fyese që kanë irrituar tifozët korçarë, të cilët i janë kundërpërgjigjur palës tjetër me sende të ndryshme bidona plastikë e fishekzjarre.

Policia e Korçës bën me dije se futja në stadium e tifozëve të skuadrës së Tiranës u mundësua nga policia.

Sipas saj edhe pasi kanë zënë vend tifozët e Tiranës kanë vijuar provokimet me fishekzjarre dhe tymuese ndaj tifozëve korçarë, duke acaruar situatën në stadium.

Pas këtyre veprimeve të kryera nën mbikqyrjen e forcave të policisë, blutë e Korçës nxorrën jashtë stadiumit e tifozerisë tiranase duke e shoqëruar atë në autobus dhe më pas larguar deri jashtë qytetit të Korçës.

Më pas policia e Korçës nisi procedimin penal ndaj 8 tifozëve korçarë me akuzën për prishjen e rendit dhe qetësisë në stadium si dhe po vijon hetimin për identifikimin dhe vënien para ligjit edhe të personave të tjerë nga radhët e tifozerisë së Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE