Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërpritet përkohësisht greva, pas 27 ditësh minatorët dalin nga miniera
English

Ndërpritet përkohësisht greva, pas 27 ditësh minatorët dalin nga miniera

Bulqizë, 20 gusht 2011, NOA/Arjola Ymeraj – Pas 27 ditësh grevë urie 1400 metra nën tokë minatorët e Bulqizës lanë para pak minutash galeritë e minierës së Bulqizës për ta vijuar grevën në një tjetër mjedis.

Vetëm pas negociimit me komisionin e grevës dhe përfaqësues të Konfederatës e Sindikatës, 14 minatorët e ngujuar kanë pranuar të dalin nga niveli i 14-të i minierës duke vënë në jetë kështu vendimin e Gjykatës së Dibrës që vendosi nxjerrjen e tyre nga miniera, për shkak të rrezikut potencial për jetën e tyre nga shembja e minierës.

Grevistët kanë dalë pas disa orë bisedimesh pasi ata kundërshtonin që ta zhvendosnin grevën e urisë në një tjetër vend, që sipas gjasave do të jetë një nga mjediset e kompanisë ACR apo edhe jashtë saj.

Të 14 minatorët e ngujuar për plot 27 ditë në minierë të ndihmuar nga forcat e policisë kanë dalë nga miniera dhe janë dërguar për në spitalin rajonal.

Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore me probleme të forta në frymëmarrje e mushkëri për shkak të ndenjies për një kohë tejet të gjatë në thellësitë e minierës në kushte të këqija për jetën.

Ndërkohë Komisioni i grevës bën me dije se greva e urisë nuk është ndërprerë, por do të vijojë në një mjedis tjetër pranë zyrave të ACR-së në Bulqizë deri në plotësimin e kërkesave të minatorëve, për të cilat heronjtë e minierës së kromit nuk iu tutën as flijimit për mëse 27 ditë grevë urie në galeritë e rrezikshme të minierës ku ata punojnë dhe sigurojnë bukën e përditshme.

Ndërkohë sipas gjasave pritet që sot të nënshkruhet marrëveshja mes minatorëve dhe kompanisë ACR e cila ka pranuar të plotësojë kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës me 20 përqind, përmirësimin e kushteve të punës e sigurisë në minierë, pagesën e plotë për dy muajt e protestës, apo edhe ndonjë kërkesë tjetër.

Pranimin e kërkesave e pranuan edhe drejtues të kompanisë të mbërritur nga Austria për zgjidhjen e situatës në minierën e Bulqizës.

mit/NOA

KOMENTE