Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas 17 vite burg, të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve, lirohen për mungesë provash
English

Pas 17 vite burg, të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve, lirohen për mungesë provash

E shtunë, 20 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Të dënuar se kishin vrarë tre fëmijë të moshës 8 vjeçare, pas 17 vite burg u liruan nga burgu për dyshime mbi fajësinë e tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Arkansas, ku tre burra të akuzuar për vrasje barbare të ndodhur në vitin 1993.

maj të viti 1993, trupat e tre vogëlushëve u gjetën të pajetë dhe lakuriq dhe të lidhur në një zonë të njohur si kodra Robin Hood, në një mënyrë të tillë sa bën të mendosh për një rit satanik.

Jason Baldwin dhe Jessie Misskelley, në atë kohë 17 vjeçarë u dënuan me burgim, ndërsa Damien Echols, 18 vjeç u dënua me vdekje

Të dyshuarët si vrasës, gjatë gjithë këtyre viteve kanë pretenduar pafajësinë e tyre e cila deri më tani nuk u provua dhe madje për këtë u liruan edhe nga burgu.

Në vitin 2007 rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e krimit nuk përputhej me atë të tre të akuzuarve, në të njëjtën kohë po ato analiza treguan se në vendngjarje kishte pasur persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar.

Por gjatë procesit gjyqësor të vitit 1994, testi i ADN-së nuk ishte bërë ende i mundur.

Në vitin 2010 Gjykata e Lartë vendosi që tre të dënuarit mund të paraqesin prova të reja në favor të tyre.

Ndërsa në seancën e 19 korrikut në Jonesboro gjykatësi vendosi, në bazë të një hapësire ligjore dhe të një marrëveshje mes palëve, që nëpërmjet një kompensimi në gjyqin e ardhshëm të cilësohen të pafajshëm.

Ndërkaq tre të akuzuarit në vitin 2012 do ti nënshtrohen një tjetër procesi gjyqësor.

Në mbështetje të pafajësisë së tyre dolën Johnny Depp, Metallica, Dixie Chicks dhe Eddie Vedder, por edhe njëri nga prindërit e njërit nga tre fëmijët e vrarë.

a.y/NOA

KOMENTE