Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Porti i Durrësit, bie nga skela, humb jetën punëtori 38-vjeçar
English

Porti i Durrësit, bie nga skela, humb jetën punëtori 38-vjeçar

Durrës, 20 gusht 2011, NOA – Kjo e shtunë rezultoi fatale për jetën e një punëtori në portin e Durrësit, i cili humbi jetën në krye të detyrës së tij në port.

38-vjeçari Artan Kalaja ishte duke punuar për rikonstruksionin e njërës prej kalatave të portit të Durrësit, kur skela ku ishte ngjitur u rrëzua duke e zënë përfund.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se 38-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave mësohet se punëtori Artan Kalaja banonte në lagjen nr. 8 të Durrësit.

Policia e qytetit bregdetar ka mbërritur në vendin ku humbi jetën punëtori dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që rrëzimi i skelës që shkaktoi vdekjen e Artan Kalasë dyshohet të jetë aksidental.

mit/NOA

KOMENTE
  • beni21:57 - 20 Gusht 2011
    Me hidherim mesuam vdekjen e parakoheshme te mikut tone Artanit i japim ngushellime te sinqerta familjes se tij gruas e nenes .ZOTI ju dhente force per perballimin e kesaj ngjarje
  • Leo Rossi20:48 - 20 Gusht 2011
    vertete per te ardhur keq... zoti i dhashte kurajo familjes tije edhe soti i qofte ne gjehnet.....
  • Orest 18:21 - 20 Gusht 2011
    Me dhimbje te madhe e humbjes se jetes dritan kavaja familjes ju shreh ngushullimet e mia
  • piperka17:04 - 20 Gusht 2011
    Me dhimbje te madhe mesova lajmin e humbjes se jetes se TANIT Familjes ju shreh ngushullimet e mia. Bashkohem me dhimbjen e familjes.lamtumire TANI do ti mungosh familjes femijve te tu te vegjel.