English

Sherr në familje, i riu shkatërron makinën e vëllait me sëpatë

Prishtinë, 20 Gusht 2011 NOA – Një mënyrë origjinale ka gjetur një i ri në një fshat pranë Prishtinës për t’u hakmarrë ndaj vëllait të tij. Ka shkatërruar me sëpatë makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në orën 17.00 në fshatin Dumnicë në Prishtinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime nga policia e Kosovës i thanë NOA-s se është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të gjykatës u vendos mbajtja e tij në paraburgim

Incidenti ndodhi kur i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje me familjarët e tij kishte filluar me një sëpatë ta dëmtonte veturën e vëllait të tij. Si rezultat i goditjeve të shumta me sëpatë, makina është dëmtuar rëndë. Denoncimi i të dëmtuarit çoi në arrestimin e vëllait të tij.

a.b/NOA

KOMENTE