English

Tragjedi në familje, vret gruan e më pas veten

E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Një tragjedi ka ndodhur në një familje italiane, në zonën e Tesimos, provincë e Bolzanos, ku një burrë pasi vrau të shoqen, u vetëvra.

Burri një gjahtar, e ekzekutoi gruan e tij duke e qëlluar dy herë me pushkë por më pas e drejtoi atë nga vetja për tu vetëvrarë.

Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi në banesën e çiftit, ku Erich Windegger 48 vjeç, fillimisht vrau të shoqen Caecilia Windegger 48 vjeç me pushkën të cilën e mbante me leje.

Alarmi për këtë ngjarje u vu nga vëllai i autorit vrasës-vetëvrasës, por nuk bëhen të ditura arsyet që çuan në këtë ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE