English

Ultimatumi për Jahjagën e Thaçin: Krijoni Ushtrinë deri më 30 shtator, ndryshe rifillojmë luftën në Mitrovicë

Mitrovicë, 20 Gusht 2011 NOA - Forcat e Armatosura (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE), i drejtohen me një kërkesë ultimative zyrtare Presidentes së Republikës së Kosovës Jahjaga dhe Kryeministrit të Kosovës, Thaçi, që më së voni deri më 30 shtator 2011, të krijojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Pjesë e ).do të duhet të jenë: Armata e Republikës së Kosovës (ARK) dhe Policia e Kosovës”, - tha në një prononcim për agjencinë NOA, në emër të Komandës Supreme të F.A.SH.E., Zëdhënësi Politik, Dr. (Kolonel) Sazan Toplica.

Ai paralajmëroi se “në të kundërtën e kësaj, nëse kjo kërkesë publike e FASHE nuk do merret në konsideratë, por kjo kërkesë, sa modeste po aq edhe dashamirëse, do të injorohet nga Zonja Jahjaga dhe edhe nga z. Thaçi, atëherë Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE) do të detyrohen të rifillojnë veprimet e tyre luftarake në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

FASHE pohon se këtë gjë “nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk e dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011, ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”.

FASHE thotë se kjo ndërprerje u bë “me qëllimin e vetëm që institucionet më të larta të Republikës së Kosovës të kenë kohën e mjaftueshme për konsolidimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), por një gjë e tillë nuk ndodhi”.

a.b/NOA

LEXONI GJITHASHTU: Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike: Kosova po ndahet, efekt domino në Ballkan

KOMENTE
  • Alfons Dalani16:20 - 21 Gusht 2011
    shume mir bjene kosovare se serbet i kane mare shpirtin pas kaq viteve per nje pavarsi te plot ,bjerini tushmanit atje ku i dhem dhe une bashke me uchken jam