Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fundi i sezonit, Kakavijë, emigrantët shqiptarë largohen drejt Greqisë
English

Fundi i sezonit, Kakavijë, emigrantët shqiptarë largohen drejt Greqisë

Kakavijë, 21 gusht 2011, NOA – Në këto ditë të fundit të sezonit turistik kanë nisur edhe kthimet e emigrantëve shqiptarë për në vendet e tyre të punës në shtetin fqinj, Greqi.

Mbi pesë mijë emigrantë mësohet se kanë dalë nga kufiri shqiptar vetëm një ditë më parë.

Ndërkohë për të shmangur radhët e gjata në kufi, një pamje e njohur për sytë tanë si në sezonin turistik edhe në festat e fundvitit, duket se policia kufitare e Gjirokastrës ka marrë masat e duhura.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se në doganën shqiptare po punohet me katër sportele në hyrje dhe gjashtë në dalje, ndërsa në kufirin grek të Kakavijës po punohet me katër sportele.

Megjithatë burime nga policia e Gjirokastrës theksojnë se me qëllim të shmangies së fluksit të largimit të emigrantëve përdrejt Greqisë duhet që pala greke në dalje të ketë më shumë sportele të hapura.

Për këtë pritet të diskutohet me palën greke.

Javën e ardhshme pritet të arrijë pikun numri i shtetasve shqiptarë të cilët largohen për në vendet e tyre të punës në Greqi, për shkak të mbarimit të pushimeve të verës.

mit/NOA

KOMENTE