English

Luftime të ashpra në Libi, kryengritësit sulmojnë Tripolin

Tripoli, (Libi), 21 gusht, NOA - Kryeqyteti libian Tripoli është tronditur gjatë natës nga luftime të ashpra mes kryengritësve dhe trupave të pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi.

Korrespondentët e medieve ndërkombëtare njoftojnë për disa shpërthime në pjesë të ndryshme të qytetit. Vetëm gjatë luftimeve në lagjen Taxhura sipas televizionit arab Al Xhasira duhet të kenë humbur jetën më shumë se 120 kryengritës.

Kryetari i këshillit të përkohshëm të kryengritësve, Mustafa Abdel Dschalil, tha në televizion se mësymja e kryengritësve është bërë në marrëveshje me NATO-n dhe aleatët arabë. Tashmë të premten ishin sjellë në Tripoli armë. Avionët luftarakë të aleancës ushtarake kishin kryer sulme të rënda në rajon. Gjatë luftimeve Gaddafi kishte bërë thirrje përmes një mesazhi të transmetuar në televizion që t'i jepej fund rebelimit të zgjatur prej muajsh.

a.k/NOA/DW

KOMENTE