English

Mesazhi i kolonel Gadafit: Nuk dorëzohem kurrë

Tripoli, 21 gusht 2011, NOA - ''Kam frikë se Tripoli do të digjet '''. Kështu është shprehur Muamar Gadafi, në një transmetim mesazhi audio nga televizioni Al-Xhazira.

Në kryeqytetin libian vazhdojnë përplasjet mes rebelëve dhe trupave besnik edhe pasi forcat e NATO-s kanë goditur oborrin e Báb-it al-Aziziya ku mendohet se fshihet koloneli. Gadafi konfirmoi edhe një herë se nuk ka ndërmend të dorëzohet kurrë, ndërsa bëri thirrje gjithashtu që të mblidhen të gjithë për të çliruar kryeqytetin.

a.q/NOA

KOMENTE