Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për fëmijët, qumështi është më i mirë për shuarjen e etjes sesa uji
English

Për fëmijët, qumështi është më i mirë për shuarjen e etjes sesa uji

Tiranë, 21 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Shkencëtarët, pas një sërë studimesh të kryera kanë arritur në përfundimin se fëmijët, nuk duhet ta shuajnë etjen me ujë, por duhet të konsumojnë një gotë qumësht.

Shkencëtarët e Universitetit Mc Master thane se produkti i qumështit ishte një mënyrë më efektive në luftën kundër dehidratimit tek fëmijët aktiv se sa pijet sportive apo uji.

Udhëheqësi i studimit, Brian Timmons, tha: “Fëmijët bëhen të thatë gjatë ushtrimeve, prandaj është e rëndësishme që ata të marrin lëngje të mjaftueshme, sidomos para se të rinisin një raund të dytë të lojës. Qumështi është më i rekomandueshëm se sa një pije sportive ose ujë, sepse ai është një burim i proteinave me kualitetit të lartë të karbohidrateve dhe kalciumit”.

Ai shtoi se qumështi zëvendëson natriumin e humbur në djersë dhe ndihmon trupin të ruajë lëngjet. Ai gjithashtu ofron proteina, të nevojshme nga fëmijët për zhvillimin dhe rritjen e muskujve, të cilat nuk gjenden në pije të tjera.

Studimi është kryer nga disa fëmijë nga mosha 8 deri 10 vjeç, duke u ushtruar në një dhomë dhe duke marrë pije për të mundësuar hidratimin.

Studiuesit dolën në përfundimin se një për qind dehidratim mund të shkaktojë deri në 15 për qind rënie të punës, duke shkaktuar kështu një normë rritëse të zemrës dhe ulje të fuqive për të vazhduar më tej.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE