Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria vend i vogël, por me notën më të mirë në ekonomi e financë
English

Shqipëria vend i vogël, por me notën më të mirë në ekonomi e financë

Shërbimi Moody Investors më i njohur në botë dhe ai Ratings Standard & Poor e kanë caktuar ekonominë në Shqipëri, dhe tregun e saj një rating i cili vlerësohet me 'B +pozitive dhe B'

NEW YORK CITY, 21 Gusht 2011 NOA. / Beqir Sina - Në një kohë që fillimisht SHBA dhe pastaj Japonia nga agjencia e vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor, dhe që Shërbimi Moody Investors e uli besueshmërinë për marrjen kredisë të këtyre vendeve, nga "stabile" në "negative", po të shikosh rezultatet e publikuara deri tani, del se vetëm Gjermania ka një ngritje fare të vogël nga ekonomitë e mëdha në Europë, dhe Shqipëria nga ekonomitë e vogla që janë mjaft pozitive, dhe kanë shpresa për përmirësime.

Kështu, që agjencia e vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor - S&P, e cila është agjencia e parë për rejting, në botë, e cila ndëmori një iniciativë të tillë, javën e kaluar dhe që "tronditi" me këtë klasifikim tregjet financiare botërore dhe ekonominë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri atë që edhe vetë Presidenti amerikan, Barak Obama të komentoi në Shtëpinë e Bardhë vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor - S&P. Presidenti Obama i shqetësuar për këtë vlerësim e ka mbrojtur aftësinë kreditore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se problemet ekonomike amerikane janë të “zgjidhshme”.

Duke u shprehur për degradimin që i ka bërë agjencia Standard&Poor’s, nga “AAA” në “AA”, ai theksoi se Shteteve të Bashkuara nuk i nevojitet që agjencia e rejtingut t’i tregoj se sistemi politik ka probleme në fuksionim. Obama tha se SHBA-të gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë “AAA” vend, por vullneti politik është i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të ekonomisë.

SHBA, sipas këtij vlerësimi kanë humbur pikë në vlerësimin e normës kreditore për herë të parë që nga viti 1917. Agjencia Standard&Poor’s për herë të parë në historinë e saj, ka zvogëluar rejtingun kreditor të SHBA. Vlerësimi i borxhit shtetëror të SHBA, që ishte deri tani maksimal, AAA, është zvogëluar me një shkallë, duke e çuar në AA+.

Natyrishtë që ekonomia dhe financa e Shqipërisë, kurrësesi nuk është e këtyre rangjeve, dhe nuk krahasohet me ato, por se Shërbimi Moody Investors më i njohur në botë dhe ai Ratings Standard & Poor e kan caktuar ekonominë në Shqipëri, dhe tregun e saj një rating i cili vlersohet me 'B +positve dhe B'. Të dy kompanitë raportuan në analizën e fundit, mbi ekonominë dhe financat e Shqipërisë, se ecuria është pozitive, ndërkohë që kanë konfirmuar nivelin aktual të kredisë në B1 dhe B+positive, që do të thotë se Shqipëria, për këtë vit ka një gjykim stabël të ekonomisë dhe se nuk është prekur deri tani nga recesioni.

“Standard&Poor’s”, edhe agjencia “Moody’s” e vlerson Shqipërinë si një nga vendet me ekonominë më stabël

Agjencia konfirmon rritjen e pritshme ekonomike prej 3, 5 – 5 për qind, ndërkohë që konfirmon nivelin e kreditimit me notën “B1”, çka jep shpresa për emetimin e pritshëm të ndonjë tjetër eurobondi të ekonomisë shqiptare. Agjencia e Financiare Moody’s, e cila kryen hulumtime dhe analiza mbi subjektet komerciale të Qeverive, e rendit ekonominë e Shqipërisë si më produktiven në ekonomitë Evropiane të dekadës së fundit. Në analizën vjetore të kreditimit për Shqipërinë Moody i kujton Qeverisë se krahas përparimit të viteve të fundit, si çdo ekonomi globale, edhe ekonomia shqiptare mund të jetë e ndjeshme nga risku. Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2009-2010 ishte në kufijtë e 3. 5-4%, thotë raporti. Sipas Moody’s, nga viti 2001 deri në 2010-ën, ekonomia shqiptare është rritur me 6%, duke u konsideruar si ekonomia më dinamike në Evropë. Aktualisht, Moody e sheh të stabilizuar situatën ekonomike të Shqipërisë, pas efekteve të krizës globale, çka bën të mundur futjen e ekonomisë në një situatë ri-balancimi.

Në të njëjtën kohë, Ratings Standard & Poor me bazë në kryeqendrën e ekonomisë financiare të botës, në New York, thotë se bënë përcaktimet e saj në një kohë afat gjatë - dhe afat shkurtër për ekonominë, bursat dhe tregjet financiare të vendeve të huaj dhe SHBA. Vlersimi i vendeve me "B", ka thënë vitin e kaluar ajo ku përfshihet kësaj radhe edhe Shqipëria, tregon se vendi ynë, tashmë në këtë kohë krize globale, ka një monedhë të qëndrueshme dhe një ekonomi stabile. Një transferim dhe vlerësimin në këmbyeshmërinë e 'BB-' që është e caktuar gjithashtu, në se edhe për këtë gjashtëmujor ruhet i njëjti stabilitet ekonomik e financiar.

"Vlerësimet janë të mbështetura nga performanca e shëndoshë e ekonomisë dhe e rritjes nga pikëpamja jonë, për të treguar potenciale të fortë afat-gjatë, me një kuadër ligjor që në mënyrë eksplicite dhe prioritet sheh borxhin dhe të shërbimit të pagesave, dhe perspektivat afatgjata për integrimin e mëtejshëm në BE”, - citohet të ketë thënë për Shqipërinë, analisti i Rating Standard & Poor-së Marko Mrsnik në një deklaratë.

Analisti i Rating Standard & Poor-së Marko Mrsnik, ka deklaruar se "Megjithëse ekonomia shqiptare pati një rënie të konsiderueshme në normën e rritjes së saj në vitin 2009, nga 7.9 për qind dhe në vitin 2008 dhe një rritje tjetër me rreth 3. 3 për qind po në vitin 2009, ajo është një nga disa ekonomitë evropiane që nuk vuajnë një recesion.

"Në vitin 2010, në opinionin tonë, duke pasur parasysh se tërheqja e planifikuar e pjesshme e stimulit fiskal dhe mundësinë e rritjes më të ndrydhur të kredive, ne presim PBB-së, që ajo të rritet me një ritëm më të ulët në mes të 2-3 përqind, " ka thënë një zyrtar i lartë i Rating Standard & Poor-

Në periudhën afatmesme, megjithatë, në klasifikimin e kredive Agjencia beson se ekonomia e Shqipërisë është e gatshme të kthehet në potencialin e tij të PBB-së rritjen e 5-6 për qind në vit.

"Sipas mendimit tonë, kjo do të kërkonte një përmirësim të qëndrueshëm në konkurrencën e ekonomisë, dhe veçanërisht një klimë të përmirësuar të biznesit, një lehtësim të procedurave aktuale të vështira administrative, si dhe një rezolutë për të drejtat e paqartë pronësore, " nënvizon analisti i Rating Standard & Poor-së Marko Mrsnik.

Shërbimi Moody Investors, normat mbi Shqipërinë e ka klasifikuar në B1, katër pikë në territorin e junk, me një opinion të qëndrueshëm.

“Shqipëria është tani një vend me të ardhura të mesme - të larta”, shkruan Moody në raportin vjetor, ndërsa apelon për vazhdimin e kursit të reformave strukturore, për të siguruar stabilitetin e vazhdueshëm ekonomik. Banka Botërore në raportin e saj të fundit, përcaktoi objektivat që priten nga Shqipëria, me renditjen e saj si vend me të ardhura të mesme - të larta. Kapacitetet e forta institucionale është një garanci për investimet e huaja direkte, të cilat nga na tjetër do jenë mbështetëse të procesit të rritjes ekonomike. Por, këtë moment optimizmi përsa i takon suksesit ekonomik të Shqipërisë, e cenojnë tensionet e vazhdueshme mes forcave politike.

Moody’s thekson se përplasjet mes partive kryesore mund të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë për t’u pranuar si vend kandidat në BE. Ky do të ishte një hap prapa pasi komplikon kapacitetet institucionale dhe vë në pikëpyetje progresin ekonomik. Si vend kandidat, Shqipëria mund të presë ndihmë të specializuar nga BE, për të forcuar institucionet e saj. Në raport thuhet se borxhi i qeverisë si pjesë e PBB është i lartë, për një vend në zhvillim dhe çdo reduktim ka të ngjarë të jetë i kufizuar në të ardhmen e afërt. Qeveria synon të kufizojë deficitin buxhetor nga 3. 5% të GDP-së në 3% në periudhën 2012-2014.

Si përfundim agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit Moody-s dhe Standard & Poor’s dhanë opinion pozitiv për Shqipërinë, duke vlerësuar se borxhi publik dhe deficiti buxhetor shqiptar, janë në nivel të pandryshuar dhe të mbajtura nën kontroll nga Ministria e Financave. Të dy kompanitë raportuan në analizën e fundit, mbi ekonominë dhe financat tona, se ecuria është pozitive, ndërkohë që kanë konfirmuar nivelin aktual të kredisë në B1 dhe B+pozitive, që do të thotë një gjykim stabël.

KOMENTE