English

“Transportuesi”, në pranga 3 kontrabandistët

Tiranë, 21 gusht 2011, NOA - Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar " Transportuesi", ka bërë të mundur nisjen e hetimeve për 3 persona për kontrabandë mallrash.

Sipas policisë është arrestuar 26-vjeçari Arbër Saidollari, po hetohet në gjendje të lirë 55-vjeçari Vladimir Sh. si dhe është shpallur në kërkimi 34-vjeçari Niko Th. Fillimi i hetimeve në ngarkim të këtyre personave u bë, pasi dje në orën 07.20, në vendin e quajtur Ura e Peshkatarit në mjetin tip Mercedes Benz me targë KO 725 A, po trasportonin 575 palë xhinse, të cilat dyshohet të jenë mall kontrabandë. a.q/NOA

KOMENTE