Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri kërcënon minierën dhe një kamp studiuesish në Pukë
English

Zjarri kërcënon minierën dhe një kamp studiuesish në Pukë

Pukë, 21 gusht 2011, NOA – Orët e darkës kanë rritur alarmin në minierën e Munellës në Pukë. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivet pyjore pasditen e sotme, duke u shtuar gjatë orëve të mbrëmjes e duke vënë në rrezik edhe kampin kanadez.

Korrespondenti i NOA në Pukë bën me dije se zjarri , i nisur tre ditë më parë në pyjet e Munellës, i favorizuar nga era ka nisur t’i afrohet minierës së Munellës, e cila është marrë në mbrojtje nga forcat zjarrfikëse.

Zjarri po avancon gjithmonë e më shumë edhe drejt kampit të studiuesve kanadezë, ndërsa vetë studiuesit po përpiqen nëpërmjet traseve që kanë hapur, të ndalin avancimin e flakëve. Zjarrëfikësit kanë krijuar ‘prita’, për të bërë të penguar përhapjen edhe më tej të flakëve të zjarrit, ndërkohë që mësohet se janë digur 10 hektarë pisha në Munellë. Nga hetimet paraprake policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme, ndërkohë mësohet se Drejtoria Pyjore e Pukës nuk ka bërë asnjë kallzim penal.

a.q/NOA

KOMENTE