English

Allegri: Mister X po vjen

Milano, 22 Gusht NOA - Milani dhe tashmë i famshmi Mister X nuk ka qenë asnjëherë më pranë se kaq dhe pas identikitit misterioz së kësaj figure me shumë mundësi fshihet Alberto Aquilani, aktualisht në pronësi të Liverpool.

Konfirmimi ka ardhur pikërisht nga vetë palët respektive.

Massimiliano Allegri ka rrëfyer se kjo tratativë është në fazë përfundimi dhe bëhet fjalë për një formë huazimi me reduktim page të lojtarit, i cili ka pranuar dhe më pas ka pohuar: “Po jam shumë pranë Milanit”.

r.b/NOA

KOMENTE