Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angela Merkel sot në Ballkan, vizita e parë në Kroaci
English

Angela Merkel sot në Ballkan, vizita e parë në Kroaci

Zagreb, 22 gusht 2011, NOA - Kancelarja gjermane, Angela Merkel nis sot turin dyditor në Ballkan, ku do të vizitojë Kroacinë dhe Serbinë.

Kroacia, e cila pritet t’i bashkohet Unionit Europian në verën e vitit 2013 do të jetë i pari vend i kësaj vizite të zyrtares së lartë të BE-së.

Zonja Merkel do të mbërrijë në kryeqytetin kroat Zagreb, ku do të takohet me presidentin kroat, Ivo Josipoviç dhe me kryeministren Jadranka Kosor.

Sipas mediave në qendër të bisedimeve të kancelares gjermane në Kroaci do të jenë reformat dhe masat e qeverisë kroate kundër korrupsionit.

Ditën e martë, kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Serbinë, ku do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç.

Ashtu siç deklaroi pak ditë më parë pritet që zonja Merkel t’i bëjë thirrje krerëve më të lartë të shtetit serb të heqin dorë nga veriu i Kosovës.

Sipas analistëve të huaj ashtu sikundër edhe kryediplomati gjerman Guido Westerwelle pak ditë më parë në Kosovë, kancelaria gjermane Angela Merkel pritet të deklarojë edhe në Serbi qëndrimin e Gjermanisë se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe se Serbia duhet t’i mbajë larg duart nga Veriu i Kosovës.

Merkel pritet t’i kërkojë Beogradit të vendosë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të ulë tensionet në veri të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një kusht të mirëqenë për integrimin e Serbisë në BE.

mit/NOA

KOMENTE