Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu flet për reformën zgjedhore: Kodi Zgjedhor ka boshllëqe
English

Arvizu flet për reformën zgjedhore: Kodi Zgjedhor ka boshllëqe

E hënë, 22 gusht 2011, NOA/Rid Bulku – Një javë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin final për zgjedhjet vendore të 8 majit, duke i cilësuar ato si konkuruese dhe transparente, por me shumë probleme, ka reaguar sot edhe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili ritheksoi se zgjedhjet nxorrën në pah boshllëqet e Kodit Zgjedhor shqiptar.

një prononcim për mediat ambasadori amerikan deklaroi se është e domosdoshme kryerja e reformës zgjedhore.

Duke iu referuar raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it, ambasadori Arvizu nënvizoi se raporti tregon qartë nevojën për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

Ambasadori amerikan i bëri thirrje partive politike të nisin dialogun për reformën zgjedhore.

Më tej diplomati amerikan vlerësoi se Shqipëria ka infrastrukturë ligjore shumë të mirë, por e keqja është se ligjet nuk zbatohen.

Këtu ai i bëri thirrje partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë raporti final i OSBE/ODIHR-it vlerësoi se procesi zgjedhor i 8 majit u zhvillua në një mjedis tejet të polarizuar, ku u vërejtën rishtas probleme në 10 përqind të qendrave të votimit.

Gjithashtu partitë politike nuk kryen detyrimet e tyre ligjore për një proces zgjedhor brenda standardeve ndërkombëtare.

Sipas raportit ishte i paqartë vendimi i KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, për shkak se sipas vëzhguesve kjo nuk parashikohet shprehimisht në Kodin Zgjedhor.

Vëzhguesit raportuan se Kodi Zgjedhor duhet përmirësuar dhe se është e domosdoshme reforma zgjedhore.

Ndërkohë sipas tyre duhet riparë edhe formula e përbërjes së KQZ-së, pasi sipas tyre kjo aktuale humbi besimin, duke u cilësuar si institucion që funksionoi në mbështetje të njërës palë.

mit/NOA

KOMENTE
  • emigranti12:27 - 22 Gusht 2011
    Une ju kuptoj qarte ju Z Dipllomat se ju a do puna dhe detyra qe ju mbani te shpreheni ne kete menyre ne mediat tona por ne si popull i vuajtur nuk jemi fort ne gjendje ti kuptojme aq qarte mesazhet tuaja te kamufluara e ndaj do te deshiroja shume qe te na i thoje pak me troc o Burre Shteti kush e ka fajin Edi Rama apo Sali Berisha se keshtu si shpeheni ju na lini me gisht ne goje Me troc te dashur dipllomate te vendeve mike me troc se keshtu do ti beni me mire dhe detyrat tuaja ne te mire te ketij vendi qe po lengon