Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomacia kosovare: Mbështetje popullit libian për paqe dhe qetësi
English

Diplomacia kosovare: Mbështetje popullit libian për paqe dhe qetësi

Prishtinë, 22 gusht 2011/NOA – Zhvillimet në Libi kanë tërhequr vëmendjen edhe të qeverisë së Kosovës. Kështu, nëpërmjet një deklarate, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës deklaron se, është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muammar Gaddafit në Libi.

“Me këtë rast, Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahë përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci. MPJ e Kosovës uron popullin e Libisë për përmbyllje paqësore dhe tranzicion të qetë të sistemit, në rrugën drejt pajtimit kombëtar dhe rindërtimit të vendit. MPJ është në koordinim me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që në javët në vijim të thellohet bashkëpunimi në mes të autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Qeveria e re e Libisë”, përfundon deklarata e MPJ të Kosovës.

a.q/NOA

KOMENTE