English

KQZ nis numërimin e votave për zgjedhjet në Shalë

Tiranë, 22 gusht 2011, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi t’i japë fund procesit të numërimit të votave për kryetar komune në Shalë. Pak minuta më parë ka nisur numërimi i votave në ambientet e komisionit.

Procesi i votimit për kryetar të komunës Shalë në Shkodër u mbyll gjatë ditës së djeshme në orën 19:00, ku nuk është shënuar asnjë incident. Procesi i zgjedhjeve në komunën Shalë të Shkodrës, zhvillon zgjedhje për herë të tretë, pasi zgjedhjet e mbajtura në 8 maj u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik.

a.q/NOA

KOMENTE