Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Nuk duhet humbur kohë për të kufizuar pushtetet absolute në PS
English

Malaj: Nuk duhet humbur kohë për të kufizuar pushtetet absolute në PS

Tiranë, 22 gusht, NOA - Partia Socialiste nuk duhet të humbasë kohë për riorganizimin dhe përgatitjen e saj për sfidat e ardhshme elektorale. Ky është qëndrimin që mban deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj në lidhje me kongresin zgjedhor të partisë dhe procesin e riorganizimit të saj. Malaj komenton dhe kritikat që i janë bërë nga zëra brenda Grupit Parlamnetar në lidhje me turin që ai ka ndërmarrë për “Modernizimin e partive politike”.

“Unë mirëkuptoj kolegët pro dhe kundër këtyre takimeve, por PS nuk duhet të humbas asnjë minutë për të kufizuar pushtetet absolute dhe abuzive në nivel vendorë dhe qendrorë, për të kufizuar pushtet e tejzgjatura në kohë në pak individë, që PS të riaktivizoj me të gjithë energjitë pozitive forumin rinor dhe forumin e gruas, që proceset për të zgjedhur drejtuesit partiakë dhe përfaqësuesit tanë në çdo nivel të jenë të hapura për të konkurruar dhe të mos zëvendësohen me procese emërimesh”, thotë Malaj, duke shtuar se këto janë disa parime që prodhojnë fitore. Në bashkëbisedimin me qytetarë, simpatizantët dhe anëtarët e PS-së, në faqen e tij zyrtare të internetit, Malaj u është përgjigjur dhe pyetjeve në lidhje me kongresin. Në këtë pikë, Malaj ka deklaruar se zgjedhjet Partia Socialiste nuk duhet të drejtohet me modelin e të zgjedhurve të kryetarit. “Kongresi PS do të synoj të miratoj programin dhe statutin e PS dhe njëkohësisht të zgjedhë forumet drejtuese të saj. Kongresi PS është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar rreth problemeve reale të PS, për të ndryshuar filozofinë e organizmit dhe drejtimit të saj.

Zgjedhjet parlamentare nuk janë larg, fitorja e tyre nuk është e lehtë, ajo duhet të filloj me maksimizmin e rezultatet elektoral të PS dhe rritjen në tërësi të votave për aleatët e saj. Nëqoftëse PS do të vazhdojë të drejtohet si një bashkim të përzgjedhurish dhe besnikësh personalë, kjo do t’i rris risqet për fitoret e ardhshme politike”, shprehet Malaj në faqen e tij zyrtare të internetit.

a.k/NOA

KOMENTE