Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët e Bulqizës tubohen para minierës, tjetër afat për ACR
English

Minatorët e Bulqizës tubohen para minierës, tjetër afat për ACR

Bulqizë, 22 gusht 2011, NOA/Rid Bulku – Dy ditë pasi dolën nga thellësitë e minierës së Bulqizës ku ishin ngujuar për 27 ditë me radhë në grevë urie, minatorët e Bulqizës janë tubuar para minierës mëngjesin e sotëm në përpjekje për të realizuar kërkesat e tyre.

Minatorët kanë kundërshtuar të nisin punën pa nënshkruar më parë marrëveshjen me kompaninë ACR për rritjen e pagës me 20 përqind, përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në minierën e kromit.

Grevistët e urisë këmbëngulin se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ata kërkojnë të jetë i pranishëm edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj.

Bulqizë ka mbërritur sot edhe administratori i kompanisë austriake ACR Giga Bedineishvili, i cili ka lajmëruar se është gati të plotësojë kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës bruto me 20 përqind.

Afro 700 minatorët e minierës së Bulqizës kërcënojnë se do t’i rikthehen grevës së urisë pranë ambienteve të kompanisë në rast se nuk do të nënshkruhet marrëveshja për kërkesat e tyre.

Afati i vendosur nga minatorët është ora 14.00 e të hënës.

Miniera e Bulqizës rishtas është e rrethuar nga policia, e cila po mbikëqyr tubimin e minatorëve.

mit/NOA

KOMENTE