Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tripoli në delir, kryengritësit marrin kryeqytetin, dorëzohet garda e Gheddafit
English

Tripoli në delir, kryengritësit marrin kryeqytetin, dorëzohet garda e Gheddafit

Tripoli, 22 gusht 2011, NOA – Tripoli u gdhi në delir pasi thuajse i tërë kryeqyteti është në duart e kryengritësve anti-qeveritarë, pas plot 41 vitesh të regjimit të kolonelit Muammar Gheddafi.

Pas ofensivës së djeshme të kryengritësve në kryeqytet dhe në bunkerin e Gheddafit janë dorëzuar garda republikane dhe janë arrestuar dy prej djemve të kolonelit libian, trashëgimtari i postit Saif al Islam dhe djali tjetër Mohamed, ndërsa ende nuk bëhet e qartë kapja e djalit tjetër Saadi.

Por, nuk duket asnjë gjurmë e kolonelit përveç një mesazhi audio të shpërndarë nga televizioni shtetëror rreth mesnatës së të dielës.

Pas gjashtë muajsh luftimesh nëpër qytetet e mëdha të vendit kryengritësit kanë hyrë në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit edhe nga deti, në perëndim të diellit kur përfundon edhe agjërimi ditor i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rebelët kanë shtënë në dorë edhe ndërtesën e televizionit shtetëror libian, bën me dije Al Jazira.

Kryeqyteti u dorëzua pa asnjë betejë, ndërsa kryengritësve pas dhunës së natës së shkuar që shënoi qindra të vdekur mes tyre nuk u doli askush kundër.

“Jemi në sheshin e gjelbër”, deklaruan kryengritësit libianë, duke festuar fitoren ndaj kolonelit pikërisht në atë shesh, të cilin Gheddafi e njohu si simbolin e revolucionit të tij 41 vjet më parë dhe skenën nga ku do të dilte e deklaronte publikisht se nuk dorëzohej.

Në orët e vona të natës së të dielës qeveria e përkohshme në Bengazi do të bënte me dije lajmin se janë arrestuar familjarët e Gheddafit dhe se Garda e Republikës është dorëzuar duke lëshuar armët.

Ndërsa në rrugët e Tripolit manifestuesit ishin në delirin e festës, zëdhënësi i regjimit Musa Ibrahim duke folur në një konferencë për shtyp në televizionin shtetëror libian i bëri thirrje për bisedime me qeverinë e përkohshme të opozitës.

Musa Ibrahim i bëri apel rebelëve dhe forcave të NATO-s të ndalin ofensivën, duke bërë me dije se gjatë 11 orëve të fundit janë vrarë 1300 persona, ndërsa 5000 vetë janë vrarë vetëm në kryeqytet.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjia e krerëve të kryengritjes në Bengazi, të cilët deklaruan se janë gati të ulin armët vetëm me kushtin që koloneli të lajmërojë ikjen e tij.

Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se regjimi i Muammar Gheddafit mbaroi për të mos u kthyer më.

“Tirani libian duhet të ikë për të shmangur lumin e gjakut në rrugët e Tripolit”, tha Obama pas marrjes së Tripolit nga kryengritësit.

mit/NOA

KOMENTE