Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mister vendndodhja e Gadafit, Obama – Sarkozi: Të largohet nga pushteti
English

Mister vendndodhja e Gadafit, Obama – Sarkozi: Të largohet nga pushteti

Tripoli, 23 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Mbetet i panjohur vendstrehimi i kolonelit të Libisë Muamar Gadafi, ndërsa rebelët kanë marrë kontrollin e rezidencës së tij në Bab al Azizija. Dyshimet se koloneli apo mbështetësit e tij mund të kenë qenë brenda bunkerit deri momentin e fundit janë ngritur pasi rebelët kanë gjetur në zjarr enë me çaj të nxehtë. Kërkimet për zbulimin e vendit ku fshihet Gadafi po vijojnë njëkohësisht nga Agjencia e Shërbimit sekret britanik.

Vetë rebelët kanë deklaruar se nuk e kanë parë Gadafin apo djemtë e tij, vetëm gjurmet qe ata kane lene pas.

Situata ne Tripoli mbetet e vështirë, pasi dëgjohen të shtëna të shpeshta. Gazetarët, të cilët ndodhen në hotelin Rixos e kanë të pamundur të dalin prej andej për shkak të të shtënave dhe shpërthimeve rreth hotelit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama është përditësuar me situatën nëLibi nga këshilltari për sigurinë kombëtare John Brennan.

Burime nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë gjithashtu se, presidenti Obama ka folur në telefon edhe me presidentin francez Nikolas Sarkozi . Duke cituar burimet nga Shtëpia e Bardhë , krerët e shteteve kanë rënë dakord që lideri libian Muhamar Gadafi dhe mbështetësit e tij të kuptojnë që koha e tyre ka mbaruar dhe të lënë pushtetin njëherë e përgjithmonë.

Në të njëjtën kohë, Obama dhe Sarkozi janë shprehur se do të vazhdojnë të punojnë me aleateët dhe partnerët ndeërkombetarë për të mbrojtur popullin libian si dhe do ta mbështesin atë në rrugën drejt një tranzicioni paqësor dhe demokratik.

a.q/NOA

KOMENTE