English

Google, gjoba më e madhe në historinë amerikane

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA - Google pranoi të paguajë një prej gjobave më të mëdha në historinë amerikane sepse lejoi kompani kanadeze farmaceotike që të vendosnin reklama në faqet e Internetit të kësaj kompanie.

Gjoba prej 500 milion dollarësh është gati e barabartë me të ardhurat bruto të kompanisë Google dhe firmave farmaceutike në transaksionet, që kanë bërë në periudhën 2003-2009.

Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë thanë se reklamat rezultuan në importimin e paligjshëm të ilaçeve me recetë dhe pa recetë në Shtetet e Bashkuara pa kontrollet e duhura.

Departamenti i Drejtësisë tha se disa prej ilaçeve u shitën pa recetat e duhura dhe disa të tjera nuk përmbushën standartet amerikane të prodhimit, magazinimit dhe etiketimit.

a.q/NOA/VOA

KOMENTE