English

I gjendet drogë në kopsht, arrestohet 58-vjeçari

Korçë, 24 gusht, NOA – Një 58 vjeçar është arrestuar dje nga policia e Korçës pasi i është sekuestruar një sasi droge në kopshtin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman të Korçë dhe personi i arrestuar është Perend Agolli.

Pas informacioneve që kishte marrë policia për kultivimin e lëndës narkotike, në mënyrë urgjente u bë kontrolli i pronave të tij në fshatin Orman. Pas kontrollit, në ambientet e ambientet e kopshtit të tij, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 7 shtatë bime narkotike “Canabis Sattiva”. Bimët ishin me gjatësi 2.2 deri 2.8 m.

Pas sekuestrimit të drogës u bë dhe arrestimi i 58-vjeçarit. Akuza ndaj tij është “Kultivimi i bimëve narkotike”.

a.k/NOA

KOMENTE