English

Kapen 1.2 kg heroinë në autostradë, prangosen dy persona

Tiranë, 24 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një operacion i policisë i nisur mesditën e sotme në autostradë, ka bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e 1.2 kilogramëve heroinë si dhe 19 mijë euro.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se sasia e drogës u gjet e fshehur në një makinë tip “Golf" me targa të huaja, ndërsa eurot iu gjetën dy të ndaluarve.

Sipas policisë, sasia e drogës ishte e destinuar për tu shpërndarë në kryeqytet.

I gjithë ky aksion i policisë i koduar "Braka" u kurorëzua në rrugën dytësore të autostradës dhe nga ky operacion u kapën Lorenc Taranaj 32 vjeç dhe Besnik Motrovica 27 vjeç.

Mësohet se kapja e tyre u bë e mundur pas një hetimi dy mujor, çka bëri që e gjithë puna të kurorëzohet ditën e sotme.

a.y/NOA

KOMENTE