English

Një Ferrari rekord, shitet për 16 milionë euro

Kaliforni, 24 Gusht NOA - Askush nuk ishte paguar një shifër të tillë për një autoveturë.

Një pasanik i pasionuar ka arritur të marrë në zotërim, për një shifër rekord prej 16,39 milionë dollarësh, prototipin Ferrari 250 Testa Rossa, e cila u hodh në ankand nga Gooding & Company.

Vetura spektakolare, e ndërtuar në 1957, numëron shumë suksese mes të cilave kampionatin botëror të 1958.

Emri i pronarit të Ferrarit 250, që ka marrë një makinë gjatë edicionit të 60-të të konkursit të elegancës së Pebble Beach në Kaliforni, qëndron për momentin i panjohur.

Megjithatë është një yll i destinuar të bëjë pjesë në histori, kjo falë ofertës rekord, e cila ishte në gjendje të mundte atë prej 16 milionë eurosh, me të cilën u paraqit një tjetër konkurrent për Ferrari Gto 250 të 1963.

r.b/NOA

KOMENTE