English

Pamje shokuese: Ja si vriten njerëzit nga toga e pushkatimit

Mogadisho (Somali), 24 gusht, NOA - Një ekzekutim gjakftohtë ku janë lejuar që të bëhen edhe foto nga një distancë e caktuar. Pamjet që shihni janë marrë nga gjatë “punës” së një toge ekzekutimi në Mogadisho të Somalisë. Trupat qeveritare janë duket ekzekutuar dy ish-ushtarakë të forcave rebele që akuzohet për vrasje.

Pas gjyqit ata janë lidhur në disa drurë të mëdhenj të ngulur në tokë. U është mbuluar fytyra dhe më pas toga e pushkatimit i ka qëlluar më breshëri. Për tu siguruar që kanë vdekur, një ushtar afrohet dhe i qëllon nga një distancë e afërt në kokë. Çdo gjë, ekzekutimi dhe goditja, e fundit bëhen me një qetësi sikur në vend të tyre të ishin kafshë dhe jo njerëz.

Më pas, ish-kolegët ushtarakë me një çarçaf marrin trupin dhe e çojnë në vendin ku digjen kufomat. Siç raporton gazetar i AFP-së, kjo është një dite pune e zakonshme e togave të ekzekutimit në vendin e ndarë më dysh nga lufta civile dhe nga konfliktet fetare. Shpesh herë, togat e ekzekutimit i bëjnë këto shfaqe në mes të publikut. Frika është mënyra më e mirë për të mbajtur trumat nën kontroll.

Baza e konfliktit në Somali është mes forcave qeveritare dhe militantëve mysliman. Për dy ish-ushtarakët që u ekzekutuan, gjyqtari tha se kishte prova se kishin kryer krime. Presidenti i Somalis, Sheikh Sharif Ahmed, ka deklaruar disa muaj më parë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë që synohet vendosja e rendit për të marrë sa më shumë ndihma nga ndërkombëtarët.

a.k/NOA

KOMENTE