Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia Speciale hyn në veri të Kosovës
English

Policia Speciale hyn në veri të Kosovës

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA- Në veri të Kosovës kanë mbërritur 40 automjete të Njësisë Speciale të Kosovës, ROSU, konkretisht në drejtim të dy pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Siç njofton “Express Online”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për se informata zyrtare për aktivitetin e Njësisë Speciale për momentin është se ata janë duke bërë disa ushtrime nëpër rajone të Kosovës.

Më tej theksohet se ROSU është vendosur në veri të Kosovës për të arrestuar ndonjë të dyshimtë në lidhje me vrasjen e policit Enver Zyberaj si dhe të atyre që dogjën pikën kufitare të Jarinjës më 25 korrik.

Mësohet se bashkë me automjetet e Policisë së Kosovës janë parë edhe forca të shumta të KFOR-it të cilat kanë shkuar në mëngjes në drejtim të pikës kufitare Jarinjë.

Nga ana e tij, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë nuk është në dijeni për një aksion të tillë.

Lidhur me këtë situatë, në orët e mëngjesit reagoi edhe ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i cili kishte thënë për “Blic” se 36 makina të njësive speciale ROSU janë nisur drejtë pikave kufitare në veri.

“Po na testojnë se sa shpejtë mund të reagojmë. Çdo rrugë fshati po përcillet dhe gjithçka e kemi nën kontroll. Të gatshëm jemi për të reaguar, por nuk besojmë se situata mund të degradojë. Veç po testojnë, edhe neve edhe se si faktorët ndërkombëtarë do të reagojnë. Idenë e kanë të keqe, sepse në çdo aksion të tyre nuk e kanë informuar as KFOR-in e as EULEX-in”, u shpreh Ivanoviç.

Ndërkaq sipas mediave kosovare thuhet se, zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner, ka konfirmuar se EULEX ka identifikuar të dyshimtët për vrasjen e policit të njësiteve speciale të Kosovës dhe për djegien e kufirit në Jarinjë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • cima12:45 - 24 Gusht 2011
    o kallni krejt kta shkie ju lumt R O S U