Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti në SHBA, më i forti në 67 vitet e fundit
English

Tërmeti në SHBA, më i forti në 67 vitet e fundit

SHBA, 24 gusht 2011, NOA – Tërmeti me fuqi 5.8 ballë, që goditi dje bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, regjistrohet si më i fuqishmi në 67 vitet e fundit në këtë rajon.

Pranë epiqendrës së tërmetit ndodhet reaktori bërthamor North Ana, i cili u fik automatikisht, duke kaluar në sistemin e funksionimit me gjeneratorë. Sipas zyrtarëve ky reaktor është ndërtuar që të përballojë tërmete me fuqi deri në 6.2 ballë.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në qytetin e vogël Mineral në lindje të shtetit të Virxhinas, tronditi shtëpitë deri në Otava të Kanadasë dhe shkaktoi evakuimin e banorëve në qytetet më të mëdha përgjatë këtij rajoni.

Uashington, 144 km larg epiqendrës së tërmetit, pikat turistike dhe monumentet u mbyllëm, ndërsa kryhej isnpektimi i godinave.

Zyrtarët thonë se monumenti i Uashingtonit, obeliksu 170 metra i lartë në Parkun Kombëtar, u mbyll mbasi u zbuluan krisje në pjesën e sipërme të tij.

Edhe katedralja Kombëtare e Uashingtonit u mbyll për vizitorët mbasi i ranë tre nga 4 elementët gotikë të saj.

a.q/NOA

KOMENTE