Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konflikti me kushëririn, e godet dhe e aksidenton për vdekje
English

Konflikti me kushëririn, e godet dhe e aksidenton për vdekje

Tiranë, 25 gusht 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore të autostradës, ku si pasojë e tij ka gjetur vdekjen një 51 vjeçar i identifikuar si Pëllumb Ceka.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm pasi i kushëriri i tij Gazment Ceka i moshës 31 vjeçar kishte planifikuar gjithçka duke i shkaktuar vdekjen 51 vjeçarit pas një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Sakaq mësohet se në këtë aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër por deri më tani nuk raportohet për të tjerë të dëmtuar.

Nga ana e policisë nisën menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen si dhe nisi kërkimi për gjetjen dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE