Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonasit i druhen vetos së dytë bullgare
English

Maqedonasit i druhen vetos së dytë bullgare

Shkup, 25 gusht 2011, NOA- Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski nga një shtatori pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë.

Mësohet se qëllimi i vizitës është ngrohja e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve si dhe shmangja e vetos së dytë bullgare, pas asaj greke.

Analistët thonë se, kjo mund të arrihet pasi që të dy, Popovski dhe Nikolay Mladenov kanë një background pune të përbashkët në BE dhe mund të ndjehen rahat në këtë bazë të përbashkët.

Pas sinjaleve për zgjidhjen e mundshme të kontestit të emrit deri në prillin e vitit të ardhshëm, Shkupi zyrtarë druan se bullgarët mund të vendosin veton e dytë për hyrje në NATO dhe BE-së, nëse deri atëherë nuk zbuten tensionet kulturore, historike mes dy vendeve, të tilla si kontesti i gjuhës si dhe përvetësimi i disa personaliteteve dhe ngjarjeve historike.

Bullgarët tradicionalisht thonë se gjuha maqedonase është një dialekt i gjuhës bullgare, ndërsa maqedonasit pretendojnë se disa perandorë mesjetar bullgarë, të tillë si Samoil u takojnë atyre.

Kështu përveç vetos së Greqisë e lidhur me çështjen e emrit, Maqedonia rrezikon të përballet edhe me një veto të dytë që do të bllokojë integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje disa herë Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të angazhohet në plotësimin e standardeve , ndryshe integrimiNATO e BE do të jetë i pamundur.

(INA)/NOA

KOMENTE