English

ACR: Asnjë masë ndëshkuese për pjesëmarrësit në grevën e paligjshme‏

Tiranë, 26 Gusht 2011 NOA - Bordi Drejtues i ACR, i udhëhequr nga znj. Skatche-Depich, ishte sotBulqizë për të negociuar me minatorët rreth situatës së krijuar. Bordi siguron minatorët se ACR nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për pjesëmarrësit në grevën e paligjshme.

Gjithashtu znj. Skatche-Depich deklaroi se do të shohë mundësinë e një trajtimi financiar për familjet e minatorëve duke qenë se jemi edhe në muajin e Ramazanit.

Drejtuesit e ACR thonë se ata i kanë bërë disa herë thirrje minatorëve t’i kthehen punës në minierë, pasi kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, transparencën e investimeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës tashme janë plotësuar.

ACR po ashtu vëren me shqetësim që organizatorët e grevës Kol Nikolla dhe Taf Koleci vazhdojnë të mbajnë një qëndrim aspak në dobi të minatorëve.

“Për këtë arsye ACR i bën thirrje të gjithë minatorëve të distancohen nga njerëz të tillë të papërgjegjshëm”.

Sakaq, ACR tha se është e gatshme që të presë secilin nga minatorët në çdo moment për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e tyre.

e.t/NOA

KOMENTE