Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i AMC: Përdorini aparatet celular me përgjegjshmëri kur jeni në timon
English

Apeli i AMC: Përdorini aparatet celular me përgjegjshmëri kur jeni në timon

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA- Kompania celulare AMC ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese nëpërmjet të cilës i kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve që ti përdorin aparatet celular me përgjegjësi gjatë kohës që janë në timon.

AMC, në kuadër të projekteve për komunitetin, ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur kujdesin gjatë ngarjes së makinës. Projekti ka si qëllim uljen e aksidenteve automobilistikë të shkaktuara nga shoferët që komunikojnë me aparatin e tyre celular gjatë kohës që janë në timon.

Çdo vit shkaktohen rreth 1200 aksidente ku shumica e tyre kanë qenë rrjedhojë e pakujdesisë së personit që drejton automjetin. Këto aksidente kanë treguar që, nga pakujdesia dhe moszbatimi i rregullave të trafikut, mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm personi që nget makinën por edhe të tjerët që e rrethojnë.

Me qëllimin për t’i bërë rrugët më të sigurta për të gjithë, AMC ka nisur fushatën për përdorimin e celularit me përgjegjësi gjatë drejtimit të automjetit. Fushata do të zgjasë dy javë dhe do të fokusohet tek përdoruesit e automjeteve duke u shpërndarë informacion me këshilla se si mund të mirëpërdoret aparati celular gjatë kohës që janë në timon.

AMC i udhëzon shoferët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur aparatin celular për të folur gjatë kohës që janë duke ngarë makinën dhe mospërdorimin absolut të aparatit celular për të dërguar SMS apo lundruar në internet. Kështu rruga do të ishte më pak e rrezikshme.

Ata që duhet medoemos të flasin, AMC i këshillon të përdorin kufjet. Si pjesë të kësaj fushate, AMC ofron në të gjitha dyqanet e veta 10% ulje për kufjet me bluetooth. Gjatë këtyre ditëve në rrugët kryesore të Shqipërisë kompania do të shpërndajë jo vetëm informacione udhëzuese për sigurinë por edhe kuponë për të blerë me ulje kufje për celularë.

Për AMC është shumë e rëndësishme siguria në rrugë e për këtë arsye do të vazhdojë gjithmonë të tërheqë vëmendje që aparatet celularë të përdoren me përgjegjshmëri në makinë.

a.y/NOA

KOMENTE