Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA: Në PD nuk e durojnë dot ndikimin e Topallit te Berisha
English

Ambasada e SHBA: Në PD nuk e durojnë dot ndikimin e Topallit te Berisha

Tiranë, 27 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Ndikimi i kryetares së Kuvendit tek kryeministri është bërë i padurueshëm për disa emra të rëndësishëm në Partinë Demokratike ndërkohë që ekziston shansi që Jozefina Topalli t’i zërë vendin Sali Berishës.

Këto përkufizime bën ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raportin e saj dërguar Departamentit të Shtetit në një raport javor që i përket datës 18 janar 2008 dhe që u publikua para disa orësh nga Wikileaks në vazhdën e nxjerrjes së dokumenteve zyrtare të SHBA-ve.

Duke e përcaktuar Topallin si “Personazhi i javës”, raporti evidenton se “Jozefina Topalli, femra e para drejtuese e Parlamentit është gjithashtu dhe një prej anëtarët më me influencë të Partisë Demokratike”.

Kurse përmend se “gjatë drejtimit të Parlamentit ajo ka ngritur profilin e këtij funksioni, i cili më parë njihej si monoton, ajo ka nxjerrë në pah dhe punën e Parlamentit. Topalli ka filluar të jetë një figurë qendrore në koalicion dhe ka marrë një rol kryesor në vend gjatë fushatës publike për integrimin Euro-Atlantik të vendit. Ajo ka folur fuqishëm për të drejtat e grave dhe kundër dhunës në familje”.

Raporti më tej thekson faktin se Topalli “ka udhëtuar në shumë vende kohët e fundit, më shumë se çdo qeveritar tjetër, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vendet e Organizatës Islamike”.

Kurse më pas vihet në dukje: “Stili i saj i fortë dhe i sigurt e ka kapur disa herë opozitën në mungesë vigjilence. Gjithashtu, ka dhe disa në partinë e saj që nuk e durojnë dot ndikimin që ajo ka te kryeministri”.

Në vijim, dokumenti evidenton se “me hyrjen e karrierës së kryeministrit në muzg politik, aktivizimi i saj në rritje duket si një pozicionim për ta përcaktuar vetën si pasardhësi, shumë kohë përpara se të hapet lufta për pushtetin dhe kreun e partisë”.

Në fund të dokumentit bëhet dhe një përmbledhje e jetës së kryeparlamentares: “Topalli vjen nga qyteti veriperëndimor i Shkodrës, një bastion i fortë i Partisë Demokratike. E lindur në një familje katolike, disidente dhe në një rajon antikomunist, Topalli hyri në politikë në vitin 1997 si anëtare e Parlamentit dhe Zëvendëskryetare. Ajo është një nga gratë e pakta që ka parlamenti”.

a.q/NOA

KOMENTE