Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitësit, mbyllin nënë e bijë në banjë, vjedhin eurot dhe bastisin shtëpinë
English

Grabitësit, mbyllin nënë e bijë në banjë, vjedhin eurot dhe bastisin shtëpinë

Fushë Kosovë, 27 gusht 2011, NOA- Mesnatën e kaluar, dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një femre dhe më pas kanë vjedhur ç’kanë mundur.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se fillimisht autorët e kësaj ngjarje të ndodhur në Fushë Kosovë kanë hyrë me forcë në banesë dhe më pas kanë mbyllur në banjë nënën dhe vajzën e mitur të saj.

Pas kësaj, ata kanë kthyer përmbys gjithë shtëpinë, kanë gërmuar nëpër sirtare dhe kanë marrë disa stoli ari me vlerë 800 euro si dhe një sasi të vogël eurosh.

Në përfundim të grabitjes së tyre agresorët janë larguar nga banesa, duke i lënë të mbyllura nënë e bijë dhe duke e lënë shtëpinë të shkatërruar.

Sakaq për të gjetur dy viktimat e këtij sulmi kanë qenë fqinjët, të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe thirrjet e tyre dhe u kanë ardhur menjëherë në ndihmë.

Ndërkaq nga ana e policisë nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas dëshmisë së dhënë nga dy viktimat.

a.y/NOA

KOMENTE