Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë
English

Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë

Prishtinë, 27 gusht 2011, NOA- Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një deklarate të Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, ka shprehur se njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, përmes së cilës e ka njoftuar me vendimin që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Letra e ministrit Hoxhaj dërguar Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë:

H.E. Mr. Mahmoud Jibril

Chairman and Head of International Affairs

National Council of Libya

Ekselencë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju informoj që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ne jemi të bindur se siguria e të gjithë libianëve do të garantohet, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri i lirisë së madhe dhe drejtësisë dhe se ky moment i zotimit të shndërrohet në përparim të qëndrueshëm.

Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Mbesim të përkushtuar për kultivimin e marrëdhënieve të përzemërta me Ju dhe me Këshillin tuaj Kombëtar.

a.y/NOA

KOMENTE