Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Laçi: Zjarri i qëllimshëm, 400 metër larg depos së armëve në Fushë- Krujë
English

Laçi: Zjarri i qëllimshëm, 400 metër larg depos së armëve në Fushë- Krujë

Fushë Krujë, 27 gusht 2011, NOA- (Update) Lidhur me zjarin i cili përfshiu pak më parë zonën e Fushë Krujës, ka reaguar kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi.

një prononcim për mediat, ai tha se zjarri sipas të dhënave të para është i qëllimshëm dhe se kanë qenë 5 vatra zjarri të cilat si rrjedhojë e përhapjes së shpejtë prej erës, janë bashkuar në një.

Më tej ai ka shtuar se, zjarri është vetëm 400-500 metër larg depos së armëve në të cilin ndodhet një sasi e konsiderueshme dinamiti dhe se sipas tij, ky zjarr ka nisur fillimisht afër Fabrikës së Çimentos.

Ndër të tjera kreu i zjarrfikësve ka theksuar, se për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës nga Laçi, Durrësi dhe Kruja.

Sakaq Laçi shtoi se nga ana e forcave zjarrfikëse po bëhet maksimumi për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për shuarjen e zjarrit i cili sipas tij është i përmasave të mëdha.

a.y/NOA

KOMENTE