Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Kërkuam ndaljen e bojkotit, Ruçi tha se PS s’pranon ultimatume
English

SHBA: Kërkuam ndaljen e bojkotit, Ruçi tha se PS s’pranon ultimatume

Tiranë, 27 Gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Në vëzhgimin e detajuar të skenës politike shqiptare, administratës së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë nuk i ka shpëtuar dhe një deklaratë e bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi në lidhje me kërkesat e diplomatëve të huaj për ndalimin e bojkotit.

“... Koha kur Shqipëria vendoste duke u bazuar mbi atë që një person, apo dikush tjetër thotë ka përfunduar. . . Demokracia, liria e fjalës, liria e pronës, janë të gjitha gjërat që ndërkombëtarët na mësuan 20 vjet më parë, dhe tani ato janë në pronësi të shqiptarëve, prandaj dhe nuk do të ndikohemi nga shprehjet, kërkesat, apo ultimatume, nuk ka rëndësi se nga ku ato vijnë”, ky është citimi i shkëputur i fjalimit të Gramoz Ruçi në Asamblenë Kombëtare dy vite më parë.

Në shënimin e ambasadorit Uidhërs, theksohet se me këtë gjuhë “Ruçi u është përgjigjur thirrjeve të bëra nga disa ambasadorë të huaj në Tiranë për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamenti”.

Sqarimi me pak rreshta i përmbajtjes së citimit të Gramoz Ruçit, duket se është dhe qëndrimi i nënkuptuar i diplomatit amerikan në lidhje me strategjinë e PS-së për këshillat e ndërkombëtarëve.

a.q/e.t/NOA

Withers përçon zërin e Blushit kundër Ramës në SHBA

Dokumenti i Wikileaks: Tom Doshi shumëzoi me 0, ambasadorin e SHBA

Vizita e parë në Kosovë, Topi – SHBA: Nuk dua të dubloj Berishën

Ambasada e SHBA: Në PD nuk e durojnë dot ndikimin e Topallit te Berisha

KOMENTE