Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 28 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 28 gusht 2011

Tiranë, 29 gusht, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 28 gusht 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Kryeministri rrezikoi me vetëdije jetën e mijëra shqiptarëve”, cili flet për dokumentet e zbuluar dje nga Wikileaks. Disa tituj të tjerë janë; “Mero Baze: Fatos Lubonja gazetar i tredhur, t’i vijë turp nga vetja”, “5 gratë më me ndikim në Shqipëri, sipas Ambasadës Amerikane”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Wikileaks, Berisha pakt me Ramën për Topin”, i cili flet dje për zbulimin e dokumenteve sekrete. Disa titujt të tjerë janë; “Drejtori i Taksave dhe Patentave: Makinat, ja si do të paguajnë qytetarët nga shtatori”, “Haxhiymeri: Rama po përgatit kongresin e tjetërisimit”, “Arben Kau: Pse u larguan 51 inspektorët në Bashki”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin; “Raporti i SHBA, Rama i paligjshëm si kryetar i PS-së”, i cili flet për qëndrimin e SHBA në lidhje me zgjedhjen e kreut të PS-së pas vitit 2009. Disa tituj të tjerë janë; “Spartak Braho: Kushtetuta nuk ndryshohet si rrobat e plazhit”, “Arben Malaj: Pushteti në pak duar po e dëmton PS”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Bomba e Wikileaks, zbardhen skandalet e Gërdecit dhe Durrës-Kukës”, i cili flet për publikimin e dokumenteve sekrete. Disa tituj të tjerë janë; “Zef Staku, poeti shkodran që u dënua me vdekje”, “Masakër në Berat, dy vëllezër hajdutë vrasin 37-vjeçarin pas sqarimit”, “Bashkia: Do të ketë shkarkime dhe në policinë bashkiake”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Rama; Të nxjerrim vendin nga llumo demokracia”, i cili pasqyron nj intervistë ekskluzive të kreut të PS-së. Disa tituj të tjerë janë; “Ambasada e SHBA: Korrupsioni i pandëshkuar”, “Ushtarët shqiptarë grishën të jenë korrierë të heroinës afgane”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE