English

Uragani Irene, apeli i kryebashkiakut të New York: Rrini në shtëpi

E diel, 28 gusht 2011, NOA- Uragani Irene mbërriti edhe në New York, pasi u përplas me brigjet e Karolinës së Veriut dhe Virxhinian dhe pasi shënoi viktimat e para, të paktën nëntë, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg, pasi konfirmoi se koha për evakuimin e 370 000 Newjorkezëve skadoi, lëshoi një apel ku u kërkoi qytetarëve që të rrinë në shtëpi.

Përveç Filadelfias dhe New Yorkut, transporti publik u ndalua edhe në Boston.

Si rrjedhojë e uraganit u anuluan rreth 10 000 fluturime ajrore, ndërsa prej kujdesit të treguar, u mbyll qendra nukleare në New Jersey.

a.y/NOA

KOMENTE