English

Aksidentoi 58 vjeçarin, prangoset autori

Durrës, 29 gusht 2011, NOA- Jani Balliu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qenë duke drejtuar makinën e tij, tip Opel me targa greke NVB2664, në segmentin Kryqëzimi i Pjezës- Plepa, kur në fshatin Shkallnur ka humbur drejtimin e mjetit.

Pas kësaj, automjeti ka dalë nga rruga duke bërë që të përplaset me një plep, ku si pasojë e tij humbi jetën 58 vjeçari Hamdi Disha nga Librazhdi.

Sakaq nga ana e uniformave blu, nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE