Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Le të luajmë” Mini Futboll me Societe Generale Albania
English

“Le të luajmë” Mini Futboll me Societe Generale Albania

Banka franceze organizoi në 8 qytete të Shqipërisë kampionatin e mini futbollit për fëmijë

Tiranë, 29 Gusht 2011 NOA - Eventi “Le të luajmë”, një kampionat mini futbolli i cili u organizua më datë 30 Gusht , 2011 nga Societe Generale Albania, solli entuziazëm, gëzim dhe atmosfere festive për komunitetet e 8 qyteteve të Shqipërisë.

Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora dhe Saranda, u përfshinë në aktivitetet bamirëse për fëmijët dhe familjarët e tyre, të cilët luajtën e u argëtuan nën frymën e skuadrës.

Në parqet dhe fushat e këtyre qyteteve mbi 800 fëmijë të veshur me uniforma Franceze dhe Shqiptare u angazhuan në garë për të fituar jo vetëm lojën, por edhe dhuratat që u shpërndanë nga përfaqësuesit e Societe Generale.

Edvin Murati, futbollist i kombëtares shqiptare dhe gjithashtu lojtar me një karrierë të suksesshme me ekipet franceze të Paris Saint-Germain, Chateauroux dhe LOSC Lille Metropole ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar në qytetin e Tiranës.

Murati u fotografua me fëmijët pjesëmarrës, shpërndau autografe dhe në fund dhurata për skuadrat fituese.

“Le të luajmë” u organizua në nder të lojës që do të luhet mes dy kombëtareve të futbollit, asaj Shqiptare dhe kombëtares Franceze, më datë 2 shator, 2011 në stadiumin Qemal Stafa, Tiranë.

Societe Generale drejtohet nga një kulturë korporative me baza të forta, e prirur gjithnjë drejt profesionalizmit, inovacionit dhe shpirtit të skuadrës. Ky event është vetëm një nga të shumtët që kjo bankë ka organizuar për komunitetin shqiptar.

Banka Societe Generale ka një angazhim të fortë dhe afatgjatë në rajon, me prezencë në 83 shtete dhe mbi ka të punësuar 156,000 punonjës që u shërbejnë miliona klientëve. Ajo është vlerësuar me çmimin “Banka më e Mirë” në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Çmimin e Përsosmërisë të prestigjiozes Euromoney, që vlerëson lidershipin, inovacionin dhe vrullin e bankës.

Më shumë mbi të rejat e Societe Generale

KOMENTE