Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lista me mbi 40 vende, kush e ka njohur deri tani Këshillin e Rebelëve në Libi
English

Lista me mbi 40 vende, kush e ka njohur deri tani Këshillin e Rebelëve në Libi

Tripoli, 29 gusht, NOA – Më shumë se 40 shtete të botës, mes tyre edhe Shqipëria, kanë njohur tashmë Këshillit Kombëtar të Rebelëve në Libi. Lista e fundit e publikuar në mediat e huaja lidhur me një fakt të tillë, paraqet të gjitha shtetet që kanë dalë zyrtarisht në mbështetje të këtij organizmi, kundër liderit Muammar Gaddafi.

Këshilli i Rebelëve, është vetë-deklaruar si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit të Libisë, që në datën 5 mars dhe ka emëruar Mahmoud Xhibrilin, më 23 mars, për të formuar një qeveri të përkohshme.

Kina nuk e ka njohur zyrtarisht këtë Këshill, por ka deklaruar të mërkurën se e njeh rolin e tij të rëndësishëm.

Ndërsa presidenti rus Dmitri Medvedev tha të mërkurën se Moska mund të krijojnë marrëdhënie formale me rebelët në qoftë se ata do të ishin në gjendje ta bashkonin vendin për një fillim të ri demokratik.

Ja vendet që kanë njohur Këshillin: Shqipëri

Australi

Austri

Bahrein

Belgjikë

Benin

Britani

Bullgari

Burkina Faso

Kanada

Çad

Kroaci

Danimarkë

Egjipt

Finlandë

Francë

Gambia

Gjermani

Greqi

Irak

Itali

Japoni

Jordan

Kuvajt

Letoni

Liban

Luksemburg

Maldive

Maltë

Mali i Zi

Marok

Holandë

Niger

Nigeri

Autoriteti Palestinez

Panama

Portugali

Katar

Senegal

Sllovenia

Spanjë

Togo

Tunizi

Turqi

Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetet e Bashkuara n.e/NOA

KOMENTE